Koreja Jugore dhe ajo Veriore negociojnë mbi tensionet e ringjallura

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë për lëvizjen e dyshimtë të Kim-it. “Satelitët tonë kanë zbuluar për çfarë bëhet fjalë!”

Koreja Jugore dhe ajo Veriore negociojnë mbi tensionet e ringjallura

Koreja Jugore dhe Veriore të sot do t’i mbajnë negociatat pas rritjes së tensionimeve pasi SHBA kanë zbuluar ripërsëritjen e aktiviteteve në një fabrikë të Koresë  Veriore për prodhimin e raketave.

Takimi, i dyti pas takimit të qershorit, mbahet në fshatin kufitar Panmunjom në zonën e demilitarizuar (DMZ) dhe duhet të jetë vazhdimi i samitit ndërkorean të prillit në të cilin liderët e dy vendeve janë marrë vesh t’i zbusin tensionet dhe t’i ndalin “të gjitha veprimet armiqësore”.

Kim Do-gyun, negocuesi kryesor i Koresë Jugore, i cili në ministrinë e mbrojtjes është përgjegjës për politikën koreanoveriore, i ka thënë gazetarëve para nisjes në DMZ se do të përpiqet që të zbuten tensionet dhe të ndërtohet besimi, transmeton Insajderi.com.

Një zyrtar i lart amerikan ka thënë të hënën për Reuters se satelitët amerikan kanë zbuluar aktivitetet e ripërtërira në një fabrikë koreanoveriore e cila ka prodhuar raketën e parë interkontinentale e aftë të arrijë në tokën e SHBA.

Gazeta e Koresë Veriore Rodong Sinmun të martën e ka akuzuar Seulin se “po humb kohë” duke pritur të hiqen sanksionet vetëm pasi të kryhet denuklearizimi i plotë, dhe se vet nuk ndërmerr aksionet e njëanshme.

Dy Koreja teknikisht kanë mbetur në gjendje lufte prej vitit 1953 kur ka hyrë në fuqi armëpushimi pas Luftës së Koresë në vitet 1950-1953./Insajderi.com.