Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për armpëushim të menjëhershëm në konfliktet në të gjithë botën për shkak të shpërthimit të pandemisë globale të koronavirusit.
Shefi i Kombeve të Bashkuara tha: ‘’ Ka ardhur koha që konflikti i armatosur të mbyllet dhe të përqendrohemi së bashku në luftën e vërtetë të jetës sonë.”
Guterres tha se njerëzit e kapur në konflikte të armatosura, të cilat po tërbohen në të gjithë botën, janë ndër më të prekurit dhe “gjithashtu janë në rrezikun më të lartë për të pësuar humbje shkatërruese nga COVID-19”.