Koronavirusi- kryetari Smajl Latifi jep detajet e fundit për Krushën e Madhe

Koronavirusi- kryetari Smajl Latifi jep detajet e fundit për Krushën e Madhe

Janë shumë qytetarë të fshatit Krushë e Madhe dhe fshatrave përreth të Komunës së Rahovecit, të cilët mund të jenë prekur nga koronavirusi, shkruan Gazeta Insajderi.

Krejt kjo, pasi që në fshatin e tyre dy qytetarë nga Malisheva kanë shkuar për të shitur fidane, ndërkohë që ata pas kësaj ata kanë dalë pozitiv me koronavirus.

E, lidhur me situatën e krijuar në këtë fshat për Insajderin ka folur kryetari, i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka thënë se sot në orën 20:00 të mbrëmjës do të kenë numrin e saktë të personave të cilët janë paraqitur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare , e të cilët dyshohet që akën apsur kontakte me dy personat e infektuar me koronavirus.

Në orën 20:00 do të presim deri në fund se sa qytetarë do të paraqiten në Qendrën e Mjekësisë Familjare, dhe do të kemi një evidencë të saktë, të plotë të kontakteve të mundshme që kanë mundur t’i kenë qytetarët tonë me dy personat e infektuar nga Banja e Malishevës, që kanë shitur fidane në Krushë të Madhe”, ka thënë Latifi, për Insajderin.

Ai, ka thënë se deri më tani në QKMF-në e Krushës së Madhe është paraqitur një numër i caktuar i qytetarëve, mirëpo pa dashur të tregojë numrin e tyre, ka thënë se në ora 20:00 do të dihet numri i saktë.

Latifi, ka treguar se pasi që të dihet numri i saktë i personave që kanë pasur kontakt, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të vendos se a duhet dhe kur duhet të iu bëhen testet.

“Qytetarët janë duke u lajmëruar, të iu them të drejtën mund të ketë një numër të caktuar, por nuk po dua të tregoj tash se sa ka mbërri numri, mirëpo deri në orën 20:00 besoj se do të paraqiten edhe të tjerët dhe natyrisht të gjithë që paraqiten i kanë marrë rekomandimet, udhëzimet e nevojshme që të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre dhe sigurisht do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë edhe me Qendrën e Mjekësisë Familjare edhe me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Pastaj ata do të vlersojnë se a duhet edhe kur duhet t’i bëjnë testet”, ka thënë ai.

Por, kryetari Latifi shprehet optimist duke thënë se beson dhe shpreson se nuk do të ketë asnjë rast të infektuar.

“Unë po shpresoj dhe po besoj që ne nuk do të kemi, së paku sipas bindjes sime po besoj dhe shpresoj që nuk do të kemi të infektuar me virusin korona, pavarësisht që personat nga Banja e Malishevës kanë rezultuar pozitiv”, ka deklaruar Latifi për Insajderin.

Deri më tani numri I të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 145 persona, ku tre prej tyre kanë vdekur ndërsa 23 janë shëruar./Insajderi.com