Koronavirusi mund të dyfishojë numrin e njerëzve që përballen me krizën e ushqimit

Numri i njerëzve që vuajnë nga uria mund të dyfishohet në më shumë se 265 milion për shkak të ndikimit ekonomik të koronavirusit, paralajmëron Programi Botëror i Ushqimit.

Koronavirusi mund të dyfishojë numrin e njerëzve që përballen me krizën e ushqimit

Në një deklaratë të lëshuar të martën, WFP (PBU) tha se “veprimi i shpejtë” ishte i nevojshëm për të ndaluar këtë gjë.

“Covid-19 është potencialisht katastrofik për miliona njerëz të cilët tashmë janë varur nga një fije” tha Ekonomisti Arif Husain.

Raporti i fundit nga WFP thotë se në disa vende, ata më të prekur nga pasiguria ushqimore kanë kapacitet “shumë të kufizuar” për të përballuar tronditjen e shkaktuar nga pandemia./tch.