Rrugët e qytetit perëndimor të Guayaquil të Ekuadorit janë të shkreta, me pak banorë që shihen – dhe disa të vdekur, teksa trupat e tyre po lihen në rrugët e k�" />

Koronavirusi, pamje të rënda – Trupat e viktimave braktisen në rrugë

Koronavirusi, pamje të rënda – Trupat e viktimave braktisen në rrugë

Rrugët e qytetit perëndimor të Guayaquil të Ekuadorit janë të shkreta, me pak banorë që shihen – dhe disa të vdekur, teksa trupat e tyre po lihen në rrugët e këtij vendi të tronditur.

Pandemia e koronavirusit po mbingarkon shërbimet publike në qytetin më të populluar, deri në pikën e kolapsit.

Spitalet nuk kanë shtretër për t’i pranuar pacientët e sëmurë, dhe morgët, varrezat dhe shtëpitë e varrimit janë venitur. Duke mos pasur vend për t’i vendosur të vdekurit, disa banorë thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se t’i lënë jashtë.

Është e paqartë se sa prej të vdekurve po e humbin jetën për shkak të Covid-19. Shumë familje thonë se të afërmit e tyre kishin simptome të virusit, teksa të tjerët e dinë vetëm se të sëmurët nuk mundën të mjekoheshin në spitalet e mbingarkuara të Guayaquil.

“Kemi pritur për pesë ditë”, tha Fernando Espana në një video të marrë nga Reuters më 30 mars, teksa u ankua rreth vështirësive që kishte me autoritetet që të vinin ta merrnin anëtarin e familjes.

“Jemi lodhur duke i telefonuar 911-shit dhe gjëja e vetme që na thonë është të presim, se janë duke u përpjekur që ta zgjidhin këtë problem”, thotë ai teksa e drejton kamerën tek dritarja për të treguar një formë të zezë të mbështjellë me plastikë brenda shtëpisë, me dy ventilatorë që fryjnë mbi të.

Një arkivol që përmban trupin e një personi që supozohet të ketë vdekur nga Covid 19, shihet i mbështjellë dhe i mbuluar me karton, jashtë një blloku apartamentesh familjare në Guayaquil.

“Është era e trupave ajo që nuk mund të durohet më”, deklaroi një fqinje e Espana, Glenda Larrea Vera.

“Edhe ne kemi fqinj që janë të shtyrë në moshë. E kam nënën që është 80 vjeçare dhe e cila ka gjithashtu probleme me frymëmarrjen”.

 Pamjet e një kamere mbikëqyrëse nga java e kaluar tregojnë se si një motoçiklist braktis një trup të rrugë. Disa orë më vonë, një grup njerëzish të veshur me kostume të veçanta shihen duke e marrë të ndjerin dhe duk e larguar nga aty me veturë.

Presidenti i vendit, Lenin Moreno, gjatë një adresimi publik bëri thirrje për transparencë në të gjitha nivelet e qeverisë në lidhje me viktimat që shkaktoi kriza.

“Është e rëndësishme që të tregohet e vërteta”, tha Moreno, duke shtuar se “si në numrat e rasteve të infektimit ashtu edhe për ato të vdekjeve, regjistrimet po i bien shkurt”.

Shefi i task forcës, Wated, ka thënë se ekspertët presin midis 2.500 dhe 3.500 vdekje në muajt e ardhshëm vetëm në Guayas. Disa kontenjerë kanë mbërritur në Guayaquil për të shërbyer si morg të përkohshëm në akomodimin e fluksit të trupave, dhe autoritetet thonë se planifikojnë të krijojnë hapësirë për “varrime dinjitoze”.

Por, tani për tani, disa prej atyre që jetojnë në Guayaquil mbetën të bllokuar në një makth, pa asnjë mundësi për t’i nderuar njerëzit e tyre të dashur, madje as përmes një varrimi të duhur.