Koronavirusi: Shqipëria shtynë gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor

Koronavirusi: Shqipëria shtynë gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor

Kuvendi ka miratuar me 91 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Shqipëri, deri më datë 23 qershor.

Seanca e sotme e parlamentit, e dyta në kohë të emergjencës për shkak të koronavirusit, është shoqëruar me debate e përplasje mes qeverisë e opozitës së re parlamentare.

Disa deputetë të opozitës së re si Rudina Hajdari e Myslim Murri janë shprehur kundër shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Një tjetër aspekt i seancës së sotme parlamentare ka qenë dhe fakti se shumë deputetë nuk kanë respektuar masat e distancimit apo mbrojtjes përmes maskave e dorezave

Më poshtë disa nga fjalët e mbajtura prej deputetëve:

Murrizi: Dëgjova zonjën Spiropali, nuk e di për zgjatjen e afatit a jeni konsultuar me kapon se ai tha 30 ditë do jetë darkod, e mos i vjen SMS nga llozha Taulantit shkarkohet Ulsua dhe vjen data tjetër, prandaj, flisni para e të mbushni kutitë, flisni me dashurinë e Lalzit dhe aleancës së ngjalave.

Rikthimi pas një divorci formal, ashtu si familjet shqiptare ndaheshin për të marrë një kile vaj e sheqer, kështu jeni ndarë edhe ju me Skënderbeun e Kushteutës, besëlidhjes së Lezhës numër tre dhe u pajtuat, nga gjithë kjo tollovi përveç fatkeqësive që humbën jetën, ndodhi se ai njoftoi legjitimitetin e kuvendit, kodi që gardiani që firmosi dje kërkon 84 vota, se nga i gjeti 84 të ligjshëm, mbase ka ardhë ka votuar edhe gardiani vetë. Gjithë sa votuam ne këtu, i madhërishmi doli dhe tha lere se kam bërë shaka, fali të gjitha, 6 mijë gjoba që kanë prerë 12 mijë policë, kush I pyet ata, ky është ai që sjell peshqeshe, pse votoni kot, pyesni kapon njëherë që është dakord për 23 apo jo, e pastaj pyesni të madhin apo del nesër e thotë falen të gjitha. Për ca i hapni hotelet, kush do flejë në hotel, kur shqiptarët janë të mbyllur. Do hapni rrugët ju, burri në timon gruaja skic, i thoni atij ju që ju që burra e gra flenë bashkë në krevat gjithë natën, apo jo, po në gjumë ca bëjnë këta.

Arben Ahmetaj: “Gjendja e fatkeqësisë natyrore duhet shtyrë mendon shumica e mazhorancës. Është një grup që e shfrytëzon kohën për replikë boshe politike, dhe një grup qoftë Roshi, qoftë Halili, qoftë Enveri, jo vetëm që diskutojnë për çështje serioze çfarë po ndodh me jetën e qytetarëve apo çfarë po ndodh me biznesin e madh. A duhet shtyrë gjendja e fatkeqësisë natyrore? Të diskutosh janë 30 apo 60 ditë se po e përdor mazhoranca…Jemi duke folur për jetë njerëzish. Një jetë njeriu është e shtrenjtë, dhe janë 27 qytetarë që kanë humbur jetën dhe janë 27 familje që kanë humbur njerëzit e dashur. por po të bëni një krahasim, në një debat njerëzor me njëri-tjetrin në funksion të mbrojtjes së qytetarëve. nëse do merrnim numrat e Serbisë dhe Maqedonisë dhe do ecnim me logjikën e Serbisë, Shqipëria do të kishte 100 fatalitete, po të kishim trajektoren e Italisë, Zot na ruaj. Nëse do ishte ajo situatë ju do thonit fajin e ka qeveria. Është përgjigjja e qeverisë dhe e juaja nëse doni për të frenuar përhapjen e virusit. Dhe diskutimi duhet të jetë në funksion të jetës së qytetarëve dhe me dritë në fund të tunelit. Të drejtat e njeriut janë themelore, dhe më themelorja është e drejta e jetës”.

Rudina Hajdari: Deri më sot nuk kam dëgjuar një shpjegim logjik që pse po i marrim hapat e deritanishme. nuk dëgjoj asnjë plan konkret të qeverisë, ju sot kërkoni një shtyrje të afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, pse jo 2 javë apo 30 ditë sa e lejon afati. Nuk jam këtu për të kundërshtuar qeverinë, por po përfaqësoj popullin dhe për t marrë një përgjigje mbi arsyet konkrete pse e kërkoni këtë ndryshim. Nuk keni dhënë asnjë arsyetim, pse i keni ndryshuar fashat orare, pse çfarë ndryshoi nga dje, çfarë është kjo fazë e dytë, sa faza do ketë. Kur kërkohet llogari nuk do të thotë që po kundështohet, një deputet e ka për detyrë të kërkojë llogari. Është e drejta ime, pse izoluat sghqiptarë me 8 raste dhe sot po i kërkoni me 25 raste në ditë. Sot thoni hajde lironi bizneset dhe në fakt rastet po rritet dhe kur kishte vetëm 8 raste i izoluar. Çfarë garancie u jepni qytetarët që situata nuk po përshkallëzoni, ju i thoni njerëzve është më i sigurt të eci në rrugë se të ecë me makinë private. Ku është shpjegimi juaj, ku i keni epidemiologët që ju japin këto mendime? nuk mundet të merrni këto vendime. Pse u tërhoqët pa asnjë lloj konsultimi nga të drejtat Europian të të Drejtave të njeriut. A u nxituat, a është kjo si në 97? Unë them se jo. Pse vazhdoni të thoni se e-albania paska kompetencën e duhur, a janë ekspert të fushës, kush janë këto që japin leje që të dalim jashtë. Kërkoni ta shtyni këtë gjendje me dy muaj, të hapni bizneset. Kjo është një situatë shumë e ndërlikuar për shqiptarët, sot u thoni që do e keni këtë gjendje edhe për 2 muaj pa u dhënë asnjë shpjegim”

Taulant Balla: Pse qeveria i ka kërkuar kuvendit zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme? Sot janë 29 raste të reja. Z. Gjoni ju thatë që nuk është ndonjë gjë e madhe se kemi 27 jetë të humbura, për mua edhe një jetë e humbur është fatkeqësi. Kur të keni mundësi bëjini një telefon kolegut Adriatik Alimadhi. Pyeteni si është të kalosh COVID-19 dhe pastaj hajde na shisni dëngla këtu. Është një situatë e vështirë, një gjendje e vështirë. Ne iu shprehim ngushëllimet atyre familjeve që kanë humbur të dashurit, lutemi për ata që janë në gjendje të vështirë. Në këtë situatë kaq sfiduese, për qeverinë, për sistemin tonë shëndetësor gjej rastin t’i falënderoj për punën heroike gjatë këtyre javëve, një mirënjohje e ndjerë ndaj shprehjes së ndërgjegjes qytetare në nivele më të larta që kanë bërë mjekët, infermierët dhe pse ndonjëri u mundua të përdorte detyrën që pati misioni i parë në Itali.

Kolegë edhe këto masa të sotme që përfshihen në gjendjen e fatkeqësisë natyrore kanë në fakt mesazhin që jemi ende në një situatë delikat. Rreziku jemi më shumë ne njerëzit se sa virusi. Ne sot jemi rrezik potencial i vetvetes. Sulmi i armikut padyshim që nuk na gjeti në befasi. Ne kemi kaluar për mrekulli këtë fazë të parë, nuk numërojmë dhjetëra të vdekur në ditë por shohim përditë se si kemi arritur të kemi një kurbë që është më në kontroll se në vendet e Europës. Nuk shohim të na mungojnë shtretërit e spitaleve, nuk kemi të humbur në radhët e bluzave të forta”