Koronavorisi, vjen njoftimi i fundit nga Instituti i Shëndetësisë

Koronavorisi, vjen njoftimi i fundit nga Instituti i Shëndetësisë

Kosova dhe Shqipëria tashmë janë vendet e vetme në rajon – që së paku zyrtarisht ende nuk janë prekur nga Koronavirusi.

Edhe sot tri raste të dyshimta me këtë virus kanë rezultuar negative sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 06 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për tri raste të dyshimta në COVID-19”.

“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar tre pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative, domethënë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS CoV-2”, thuhet në njoftim.

Ndryshe që nga data 08.02 deri me 06.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 56 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS! Nga data 08.02 deri me 06.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Gepostet von Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës am Freitag, 6. März 2020

IKSHP poashtu ka njoftuar se ekipet e profesionistëve shëndetësor tashmë janë anekënd vendit në parandalimin e Koronavirusit.

“Ata janë kudo: në laboratore, në klinika, në spitale, në QKMF, në Aeroport, në kufinjtë e Kosovës”.

“Së bashku ia dalim! Nuk ka pushim! Nuk ka orar! Nuk ka lodhje! Profesionalizëm, etikë, humanizëm”.

Gepostet von Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës am Freitag, 6. März 2020