Korrespondenti i Al Jazeera: Gjithçka u zhduk në dy sekonda

Korrespondenti i Al Jazeera: Gjithçka u zhduk në dy sekonda

Korrespondenti i Al Jazeera, Safwat al-Kahlout, duke folur për sulmin në ndërtesën ku ndodheshin zyrat e mediumit ku ai punon dhe Associated Press, ka thënë se gjithçka është zhdukur në dy sekonda, trasmeton Insajderi.

Harry Fawcett i Al Jazeera, i cili ka raportuar  nga Gaza, ka theksuar: “Ky është një moment shumë personal për të gjithë ne. Ideja që ai objekt nuk është më atje është vështirë për ta pranuar”, shkruan ‘BBC’.

“Unë kam punuar këtu për 11 vjet. Kam mbuluar shumë ngjarje nga kjo ndërtesë dhe aty kemi jetuar momente personale dhe profesionale dhe tani gjithçka u zhduk për vetëm dy sekonda”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se ai dhe të gjithë kolegët e tij, “pavarësisht trishtimit, nuk ndaluan për asnjë sekond të kërkonin një alternativë që ta mbanin Al Jazeeran në krye të detyrës për të informuar”.

Mediumi Al Jazeera dhe Associated Press të shtunën janë goditur me raketa nga Izraeli./Insajderi.com