Kosnett e zyrtarja e Pentagonit diskutojnë me ministrin Mehaj për planin e transformimit të FSK-së

Kosnett e zyrtarja e Pentagonit diskutojnë me ministrin Mehaj për planin e transformimit të FSK-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka njoftuar për një takim virtual që ka zhvilluar të premten me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper.

Pjesë e këtij diskutimi ishin pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj si dhe Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ku temë kryesore ishte çështja e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO-n.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ambasadori Kosnett, në një postim në Tëitter.

”Diskutime të hollësishme me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper, Ministrin Mehaj, & Gjenerallejtënant i FSK-së Rama, për angazhimin tonë të përbashkët për koordinimin SHBA-Kosovë në lidhje me planin 10 vjeçar, çelësin e transformimit të FSK-së në një forcë mbrojtëse të ndërveprueshme me SHBA & #NATO”, ka shkruar Kosnett./Insajderi.com