fbpx

Kosnett i ashpër me institucionet – pse po vazhdohen punimet afër Manastirit të Deçanit

Kosnett i ashpër me institucionet – pse po vazhdohen punimet afër Manastirit të Deçanit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, si çdo fundjavë, ka shkruar për shkeljet që sipas tij po bëhen nga institucionet kosovare. Këtë të premte ai është ankuar për punimet e rrugës afër Manastirit të Deçanit.

Konsett u ka reaguar autoriteteve në Deçan për punime të rrugës në afër  Manastirit të Decanit, që sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, hapësira përreth është Zonës e Mbrojtur që i takon manastirit.

Ambasadori amerikan shkruan se autoritetet po shkelin ligjin dhe po tregojnë papërgjegjshmëri.

“Autoritetet në Deçan, me përkrahjen nga aleancat politike, vazhdojnë të dëshmojnë papërgjegjësi për sundimin e ligjit. Punimet në rrugë janë kryer në skaj të Zonës Protektorale, pa asnjë anashkalim. Rrugët tranzite afër zonës Protektorale janë jolegale”, ka shkruar Kosnett.