Kosnett: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë

Kosnett: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demoracisë, njofton Insajderi.

Siç shprehet Kosnett, një shtyp i gjallë, i lirë është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme.

“Një shtyp i gjallë, i lirë – që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë – është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme. Gazetarët e meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. Kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj vetë demokracisë”, ka thënë Kosnett.

Më 3 maj shënohet Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit. /Insajderi.com