Kosnett mirëpret arritjen e vaksinave të para antiCOVID-19 në Kosovë

Kosnett mirëpret arritjen e vaksinave të para antiCOVID-19 në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett ka reaguar pas arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave kundërCOVID-19 në Kosovë, njofton Insajderi.

Ai në një postim në Twitter ka shprehur kënaqësinë për arritjen e vaksinave të para për Kosovën.

“I kënaqur që isha i pranishëm kur vaksinat e para të Kosovës arritën sonte. Shtetet e Bashkuara është një kontribuues krenare për iniciativën shumëkombëshe Covax. Së bashku ne mundemi. Vaksinohu”, shkruan Kosnett.

Ndryshe, sonte në ANP ka arritur kontingjenti i parë prej 24 mijë vaksinash në Kosovë./Insajderi.com