Kosnett-qytetarëve: Bëni zgjedhje të lira dhe të drejta

Kosnett-qytetarëve: Bëni zgjedhje të lira dhe të drejta

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, u ka bërë thirrje qytetarëve që bëjnë zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se e ardhmja e vendit është në duart e qytetarëve të saj,

Tutje, ambasadori amerikan ka thënë se qytetarët duhet që parregullsitë dhe shkeljet t’i raportojnë tek organet kompetente.

“E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj. Mos lejoni që bora ose COVID t’ju ndalojnë të votoni. Raportoni parregullsitë dhe shkeljet tek policia, prokuroria, autoritetet zgjedhore ose në media. Bëni zgjedhjet të lira, të drejta dhe të sigurta”, ka shkruar Kosnett./Insajderi.com