Kosnett reagon pas arrestimit të 8 zyrtarëve policorë

Kosnett reagon pas arrestimit të 8 zyrtarëve policorë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas arrestimit të tetë zyrtarëve policorë gjatë mëngjesit të së premtes, njofton Insajderi.

Me anw të një postimi në Twitter, Kosnett shkruan se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

“Sot, falë një qytetari të guximshëm, Inspektorati Policor arrestoi tetë policë. Kjo pasoi një hetim bashkëpunues njëvjeçar nga Inspektorati Policor, Policia e Kosovës dhe Prokuroria”, ka shkruar ai.

Të premten e 5 marsit janë arrestuar tetë zyrtarë policorë, në mesin e tyre dhe një serb, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, ushtrim ndikimi dhe blerje ose shpërndarje të substancave narkotike.

Në njoftim thuhet se aksioni i sotëm është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorin e Shtetit dhe Inspektoriatit të Policisë së Kosovës.

“Në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me IPK në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë persona, zyrtar policor të cilët dyshohen për veprat penale”.

Kështu duke i përmendur edhe veprat penale të bëra: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, sipas nenit 414 të KPRK-së, ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike’ neni 195, ‘Ushtrimi i ndikimit’ neni 424, si dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’ sipas nenit 267”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Insajderi.com