Kosnett takohet me Lajçak: Punojmë bashkë, për normalizimin dhe njohjen reciproke mes Kosovë e Serbisë

Philip Kosnett është ndarë i kënaqur me takimin që zhvilloi me Miroslav Lajçak. SHBA e BE punojnë bashkë dhe kanë objektiva të përbashkëta për Kosovën e Serbinë.

Kosnett takohet me Lajçak: Punojmë bashkë, për normalizimin dhe njohjen reciproke mes Kosovë e Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë objektiva të përbashkëta kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, prandaj edhe puna e njërës palë përplotëson angazhimin e palës tjetër.

Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pas takimit që ka pasur me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, njofton Insajderi.

Kosnett, në një cicërim në Twitter, tha se qëllimet e përbashkëta të SHBA-së e BE-së janë “normalizimi i raporteve mes Kosovës e Serbisë dhe njohja reciproke”.

“Kënaqësi takimi me përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak, për të diskutuar rreth interesave të përbashkëta në dialogun që po vazhdon. Marrëveshjet e Uashingtonit përplotësojnë procesin që e udhëheqë Bashkimi Evropian. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë për të arritur objektiva të përbashkëta – normalizimin dhe njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë”, shkroi ambasadori amerikan në Twitter./Insajderi.com