Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se ata janë të përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në ballafaqimin e me pandeminë COVID-19, njofton Insajderi.
Kosnett këtë deklaratë e bëri sot gjatë Forumi të Donatorëve ku u bisedua në lidhje me planin për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Në forumin e sotëm theksova se SHBA-ja është e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën kundër COVID-19. Qeveria duhet të mobilizojë burimet e veta për ta menaxhuar krizën. Kontrolli i virusit është një parakusht për rimëkëmbjen ekonomike”.
“Populli i Kosovës ka energji e zgjuarsi. Ato janë armët tuaja sekrete për ta luftuar COVID-19”, ka shkruar Kosnett në rrjetin social Twitter./Insajderi.com