Termocentrali Kosova A, njësitë e të cilit kishin filluar ndërtimin në fillim të viteve të 60ta dhe kishte përfun" />

Kosova A afër fundit, kapacitetet e reja janë më se të nevojshme për furnizim me rrymë në të ardhmën

Kosova A afër fundit, kapacitetet e reja janë më se të nevojshme për furnizim me rrymë në të ardhmën

Termocentrali Kosova A, njësitë e të cilit kishin filluar ndërtimin në fillim të viteve të 60ta dhe kishte përfunduar në mes të viteve të shtatëdhjeta, tani më ka tejkaluar të gjitha afatet e lejuara dhe ngadalë po i afrohet fundit.

Deri sa Kosova A duhet mbyllur sa më shpejtë që është e mundur, ende nuk dihet saktë fati i Kosovës B, e cila në vitin 2024 zyrtarisht tejkalon jetëgjatësinë e lejuar të operimit.

Me mbylljen e Kosovës A, që pritet të ndodhë së shpejti, dhe në mungesë të kapaciteteve të reja prodhuese të rrymës, Kosova rrezikon të përfundojë pa energji elektrike në të ardhmën.d

Shumë grupe të organizatave dhe institucione të ndryshme hulumtuese në raportet e tyre vazhdimisht e kanë konsideruar termocentralin Kosova A si ndotësin më të madh në vend. Ato edhe kanë kërkuar që sa më shpejt të bëhet e mundur mbyllja e tij.

Sipas një postimi të Balkan Green Foundation në rrjete sociale, mesatarja e një termocentrali nga qymyri në Ballkanin Perëndimor emeton 20 herë më shumë dioksid sulfuri (SO2) dhe 16 herë më shumë grimca (PM) se një termocentral evropian. Termocentrali Kosova B kryeson renditjen kur bëhet fjalë për emetimet e grimcave (PM10).

Kosova në fakt nuk është i vetmi shtet në Europë që po planifikon të ndërtojë termocentral të ri ekologjik, për të mundësuar mbylljen e termocentraleve të vjetra dhe me të gjitha normat e lejuara të jetëgjatësisë të tejklauara.

Shtete në Evropë dhe Ballkan tani më kanë paralajmëruar termocentrale të reja, deri sa disa prej tyre kanë investuar miliarda euro në projekte të qymyrit në dekadën që po lëmë pas.

Gjermania ka investuar rreth 30 miliardë euro miliardë euro në industrinë e qymyrit nga viti 1999 deri në vitin 2012. Në të njejtën periudhë kohore, Polonia kishte subvencionuar qymyrin me 16.8 miliardë euro.

Edhe Franca mbështet fuqishëm sektorin e qymyrit në vendet në zhvillim, përmes agjencisë së kreditimit të eksportit Coface.

Qeveria në Francë ka paralajmëruar se do t’i japë fund këtyre subvencioneve si pjesë e politikave të saja klimatike, por detajet e këtij tranzicioni dhe afatet kohore mbeten të paqarta.

Në rajon, Serbia prinë në listën e termocentraleve të planifikuara, me rreth 2400 megavat energji elektrike, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 2350 megavat.

Mediat kanë raportuar se Serbia po planifikon të shtrijë ndikimin në rajon, përmes projekteve të energjisë elektrike, kryesisht të financuara nga shteti i Kinës.