Kosova dhe Jemeni do të vazhdojnë marrëdhëniet e mira

Kosova dhe Jemeni do të vazhdojnë marrëdhëniet e mira

“Kosova dhe Jemeni do të vazhdojnë marrëdhëniet e mira”.

Kështu u tha gjatë një bisede virtuale ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministrit të Jashtëm të Jemenit, Ahmad Aëad bin Mubarak.
“Sot pata kënaqësinë të bisedoj me homologun jemenas, Ministrin e ri të Jashtëm. Diskutuam për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes vendeve tona, si dhe për thellimin e mëtejmë të tyre, përmes forcimit të kontakteve diplomatike”, tha krye-diplomatja.

Haradinaj-Stublla, gjatë bisedës i shprehu ministrit Mubarak qëndrimin e shtetit të saj në politikën e jashtme, duke thënë se Kosova ndjek me vëmendje zhvillimet ndërkombëtare dhe qëndron përkrah politikave rajonale të aleatit të përbashkët, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Krye-diplomatja me këtë rast falënderoi homologun nga Jemeni për mbështetjen e vazhduar në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Me Ministrin Mubarak konfirmuam se Kosova dhe Jemeni do të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt dhe forcimin e miqësisë mes popujve tanë, duke hapur një epokë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, dhe me vendet anëtare të Ligës Arabe”. /Insajderi.com