fbpx

Kosova dhe Mali i Zi mbajnë konsultime politike për bashkëpunimin dy-palësh

Kosova dhe Mali i Zi mbajnë konsultime politike për bashkëpunimin dy-palësh

Delegacioni i Ministrisë së Jashtme të Kosovës nën udhëheqjen e drejtorit të përgjithshëm, Albert Prenkaj, dhe ai nga pala malazeze i udhëhequr nga Ivan Lekoviq, drejtor i Përgjithshëm i Bilaterales, kanë mbajtur një takim të rregullt pune për konsultime politike dypalëshe.

Takimi u zhvillua në Podgoricë, ndërsa temat, që u trajtuan kanë përfshirë marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, vlerësimin e gjendjes në lëmin e raporteve kontraktuale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin në kuadër të integrimeve në NATO dhe BE dhe bashkëpunimin multilateral dhe rajonal.

Gjatë këtij takimi u vlerësua se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, janë shumë të mira dhe që nga konsulta e kaluar kanë shënuar progres, që mund të vërehet përmes kontakteve të shumta e të rregullta, vizitave të drejtuesve më të lartë shtetëror si dhe mbështetje reciproke.

Në takim është konfirmuar gatishmëria dhe interesimi i ministrit të jashtëm të Malit të Zi, Darmanoviq për vizitë zyrtare në Prishtinë, gjatë gjysmës së parë të muajit mars, thuhet në komunikatë.