fbpx

“Kosova duhet menjeherë ta heq taksën” – A do ta dëgjojë Qeveria urdhërin e BE-së

“Kosova duhet menjeherë ta heq taksën” – A do ta dëgjojë Qeveria urdhërin e BE-së

Vendimi i qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës ndaj produkteve serbe, ka shkaktuar reagime të ashpra.

Në mesin e tyre është edhe ai nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Kjo e fundit në një komunikatë për media ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërheqë këtë vendim, shkruan Insajderi.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për ta rritur taksën mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja në 100%, është shkelje e qartë e Marrvëveshjes së Tregtisë së Lirë CEFTA, dhe frymës së MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Më tej ky vendim përkeqëson situatën pas taksës së parë prej 10% javën e kaluara. Qeveria e Kosovës duhet ta revokojë menjëherë këtë vendim”, thuhet në njoftimin për media të zyrës së Moghernit.

Por a do ta dëgjojë Qeveria urdhërinë e BE-së?

Gazeta Insajderi vazhdimisht  ka kërkuar përgjigje nga zyrtarë të qeverisë, për të marrë një përgjigje, por ata nuk kanë pranuar të flasin.

Shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi ka kërkuar nga redaksia që t’i drejtohet zyrës për informim.

E në anën tjetër as zyra për media e qeverisë nuk ka qenë e çasshme për të dhënë një përgjigje, nëse do ta tërheqin taksën.

Qeveria gati 10 ditë pas taksës së parë, nuk e kishte marrë parasysh reagimin e BE-së.

Këta të fundit kishin kërkuar tërheqjen e taksës, por që ajo vazhdoi të mbetet në fuqi, për tu rritur sot.

Por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj para komunikatës së BE-së, tha se reagimet do të jenë të pritshme.

“Nëse Serbia vazhdon me këtë agresivitet, ne duhet ta respektojmë vetën. Ne e kemi vazhduar dialogun, edhe pse produktet tona nuk janë lejuar të hyjnë në Serbi”, ka thënë Haradinaj.

Në liodhje me vendimin e qeverisë së Kosovës, Vuçiq në anën tjetër, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë.

Ai pritet të mbajë një konferencë për media, sapo të përfundojë ajo mbledhje. /Insajderi.com