Kosova, e dyta në rajon për nga numri i rasteve me COVID-19

Kosova, e dyta në rajon për nga numri i rasteve me COVID-19

Kosova renditen si e dyta ndër vendet e rajonit me numrin më të madh të rasteve aktive me Covid-19.

Kështu u tha sot gjatë prezantimit të raportit “Bashkëjetesa me Covid-19: Tri shtylla të rimëkëmbjes”, nga Instituti Riinvest, pjesë e së cilit ishte edhe kryeministri, Avdullah Hoti, raporton Insajderi.com.

Pëllumb Çollaku nga ky Institut, ka treguar në lidhje me radhitjen e Kosovës në rajon bazuar në raportin me numrin e popullatës, duke shtuar tutje se është vendi i parafundit me numrin e testimeve të sëmundjes Covid-19.

“Kosova pati ca kosto pas hapjes së shpejtë të cilat dalin që në raportin e popullsisë me rajonin u përkeqësua. Kosova për momentin bazuar në raport me numrin e popullatës ka vendin e dytë në rajon me rastet aktive me koronavirus. Kosova e parafundit me numër të vogël testimeve të popullsisë gogja të vogël. Indikatori në të cilën performojmë më së keqi është mënyra e testimeve, ku tregohet se ata janë testuar vetëm kur kanë shfaqur simptoma serioze. Pse kaq të dobët Kosova? Indikatori kyç është për shkak të dobësimit të sistemit shëndetësor dhe mos intervenimi qeveritar nga paslufta e këtej”, ka thënë ai.

Çollaku tha se buxheti është tkurrur si pasojë e rënies së aktiviteteve dhe se tkurrja është reflektuar për tre përqind, por që kjo është e paqëndrueshme në një të ardhme të afërt nëse nuk merren masa. /Insajderi.com/