Kosova fton dy talentet e IPKO Superligës

Kosova fton dy talentet e IPKO Superligës

Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, e ka bërë të ditur listën me futbollistët e Kosovës për ndeshjen me Shqipërinë.

Prekazi ka insistuar se përballja e së martës me Shqipërinë është si çdo ndeshje tjetër dhe se “Dardanët” shkojnë atje me përgjegjësi të madhe dhe me krenari për shtetin e tyre.

Ekipi kombëtar U-21 i Kosovës do të përballet me Shqipërinë U-21 të martën, më 15 tetor, në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, në kuadër të Grupit C kualifikues për Kampionatin Evropian. më shumë në Insporti.com.