Kosova ambasadën e saj më të re do ta hap në Tajlandë.
Ceremonia e hapjes së saj do të bëhet me datën 22 dhjetor.
Lajmin e konfirmoi ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli.
“Më 16 dhjetor e kemi inauguruar Konsullatën e Përgjithshme në Hamburg. Më 22 dhjetor do të hapim Ambasadën në Tajlandë”, tha Pacolli, shkruan Insajderi.