Meta: Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj evropian

Meta: Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj evropian

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë. Ai ka thënë se Kosova ka hapur një faqe të re në rrugëtimin e saj evropian dhe konsolidimit të shtetit demokratik, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se partitë politike dhe qytetarët kanë treguar kanë treguar shembull të besimit te vota e lirë dhe demokracia.

Ai ka uruar gjithashtu për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

“E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre.

Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik. Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes”, thuhet në postimin e tij./Insajderi.com