Kosova ka 10 mungesa, Greqia ka vetëm tre mungesa, por ato janë të mëdha

Kosova ka 10 mungesa, Greqia ka vetëm tre mungesa, por ato janë të mëdha

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ka gjithsej 10 mungesa të lojtarëve për përballjen ndaj Greqisë, ndërsa Greqia ka vetëm tre mungesa, por ato mungesa janë shumë të mëdha.

Kosovës i mungojnë lojtarët si: Herolind Shala, Elbasan Rashani, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Benjamin Kololli, Florent Muslija, Leart Paqarada, Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova janë mungesat e mëdha të Kosovës.

Ndërsa tre lojtarët që I mungojnë përfaqësueses Helene janë lojtarë që luajn në ekipe të mëdha evropiane. Të tre mungesat, janë mungesa në fazën e mbrojtjes. Kostas Manolas, që luan si qendër mbrojtës tek Napoli, është mugesa kryesore e ekipit, duke mos harruar edhe Sokratis, që luan tek Arsenal dhe që mungon në këtë përballje. Mungesa e tretë, është ajo e yllit të sapo transferuar tek Liverpool, Tismikas.

Kombëtarja Greke, për vite me radhë e kultivon strategjinë e lojës, duke u bazuar në mbrojtje, strategji kjo që i fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2004./Insajderi.com.