Agjencia e Statistikave të Kosovës del me të dhënat se në Kosovë janë mbi 74 mijë studentë. Një numër mjaft i madh për një vend të vogël.
Si vend i vogël që është, Kosova gëzon një numër mjaft të madh të studentëve, njofton Insajderi.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit e Shkencës, që bashkë kanë publikuar “Statistikat e Arsimit 2019/20” theksohet se numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar është 73.604, prej tyre në universitetet publike janë 58,879 studentë, ose 80.0% e totalit.
Ndërsa numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët është afër 237 mijë, kurse në arsimin e mesëm të lartë mbi 79 mijë./Insajderi.com