Kush janë ekspertët?

Kosova ka formuar grup të ekspertëve për dialogun me Serbinë

Kosova ka formuar grup të ekspertëve për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar në një konferencë për media se ka formuar një grup ekspertësh për dialogun me Serbinë.

Roli i këtij grupi do të jetë ofrimi i këshillimit profesional për marrëveshjet eventuale.

“Kemi formuar një trupë që është këshilli i ekspertëve që është brenda Zyrës së Kryeministrit që do të mbështesë profesionalisht në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti, pa treguar se kush është pjesë përbërëse e këtij grupi, njofton Insajderi.

Ai ka folur edhe një herë tjetër për udhëheqësin e dialogut.

Ka ripërsëritur se kjo punë s’do debat – dialogun e udhëheqë kryeministri.

“Kryeministri në bazë të Kushtetutës është në krye të  dialogut, i cili koordinon punën edhe të këshillit të ekspertëve dhe të forumit të liderëve dhe komunikimi me Kuvendin. Unë do t’i raportoj Kuvendit për çdo zhvillim në procesin e dialogut”, potencoi Hoti./Insajderi.com