“Kosova ka shënuar progres në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore”

Ministri i Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka mirëpritur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Kosova ka shënuar progres në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore”

Departamenti Amerikan I Shtetit ka publikuar raportin për trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2019.

Sipas raportit Kosova ka shënuar një progress të dukshëm në këtë drejtim. Për këtë ministri I Punëve të Brendshme dhe Administratës ka thënë se në raport theksohet puna e shkëlqyeshme e Policisë së Kosovës, më saktë, e njësisë kundër trafikimit, e cila vazhdon të arrijë dhe regjistrojë rezultate të shkëlqyeshme nga viti në vit, derisa rekomandohen përmirësime në fushën e gjykimeve përfundimtare dhe financimin e shtëpive të sigurta për viktimat e trafikimit.

Poashtu, Veliu ka falënderuar të gjithë anëtarët e Autoritetit Kombëtar për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin për trafikim me qenie njerëzore për vitin 2019.

Të bashkëngjitur gjeni vlerësimin tim si Ministër i Punëve të Brendshme.

Sipas raportit të DASH-it, Republika e Kosovës vazhdon të listohet në nivelin dy nga tri nivelet themelore, derisa raporti ka parasysh përpjekjet domethënëse të Qeverisë së Kosovës.

Rrjedhimisht, sipas raportit, Republika e Kosovës ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet e viteve paraprake.

Në raport theksohet puna e shkëlqyeshme e Policisë së Kosovës, më saktë, e njësisë kundër trafikimit, e cila vazhdon të arrijë dhe regjistrojë rezultate të shkëlqyeshme nga viti në vit, derisa rekomandohen përmirësime në fushën e gjykimeve përfundimtare dhe financimin e shtëpive të sigurta për viktimat e trafikimit.

Me këtë rast dua të falënderoi të gjithë anëtarët e Autoritetit Kombëtar për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore për punën e tyre të palodhshme, duke u zotuar njëkohësisht se në koordinim me institucionet e tjera shtetërore, do të angazhohemi në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raporti i DASH-it, veçanërisht për një rregullativë ligjore më efikase për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.