Kosova kërkon sqarim nga Gjermania për tragjedinë ku humbën jetën dy adoleshentë

Kosova kërkon sqarim nga Gjermania për tragjedinë ku humbën jetën dy adoleshentë

Dy adoleshentë kosovarë nga Deçani në Gjermani, një 17 vjeçar e tjetri 13 vjeçar, janë goditur për vdekje nga një tren.

Pas tragjedisë, Ministria e Punëve të Jashtme, ka filluar kontaktet me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë.

Kryediplomatja, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se “janë duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjendemi pranë në këto çaste të vështira”.

“Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë”. /Insajderi.com

Të nderuar Qytetarë, Me rastin e vdekjes tragjike të personave B.A dhe H.A (13 dhe 17 vjeçar) në Gjermani, Ministria e…

Gepostet von Meliza Haradinaj-Stublla am Dienstag, 13. Oktober 2020