Kosova krenohet me diplomacinë me Gjergj Dedajn në rend të parë të diplomatëve

Kosova krenohet me diplomacinë me Gjergj Dedajn në rend të parë të diplomatëve

Ambasadorit të Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedajt i ishte rezervuar një vend i veçantë  gjatë Konferencës së Pestë të Ambasadorëve.

Dedajt i ishte kërkuar shkarkimi kohë më parë për shkak të deklaratave nxitëse të tij kundër shtetit turk.

Për këtë edhe deputetët e minoritetit turk në Kosovë kishin kërkuar nga Haradinaj shkarkimin e tij, ose përndryshe kërcënuan se do të largoheshin nga koalicioni, shkruan Insajderi.

Por kjo nuk e ka ndalur ambasadorin e shumëkritikuar që të ulet në rendin e parë në një ceremoni të rëndësishme si Konferenca e Pestë e Ambasadorëve.

Në një vijë me presidentin, kryeparlamentarin, e zv/kryeministrat ishte i ulur edhe Gjergj Dedaj.

Gazeta Insajderi kishte shkruar vazhdimisht për skandalet e këtij ambasadori.

Dedaj kohë më parë i kishte kërkuar një borxh prej 400 eurove një bashkatdhetari në Berlin, borxh të cilin nuk ia kishte kthyer.

Ai gjithashtu dyshohet se kishte shfrytëzuar 33 mijë euro nga kredit-kartelat e qeverisë, dhe mbi 8 mijë euro tjera për avance pa mbulesë.

Ambasadori që njihet për deklaratat e tij të çuditshme gjithashtu ishte paditur nga një qytetar për shkak se i kishte mbetur borxh disa mijëra euro për banesën që e kishte shfrytëzuar në sheshin Nëna Terezë. /Insajderi.com