Kosova kryeson fushatën e Ditës së Pastrimit të Botës, flet ministri Matoshi

Kosova kryeson fushatën e Ditës së Pastrimit të Botës, flet ministri Matoshi

Ministri në largim i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, është shprehur krenar me fushatën për pastrimin e Kosovës dhe menaxhimin nga Prishtina të “Ditës së Pastrimit të Botës” përmes organizatës “Let’s Do It Kosova”.

Matoshi, në një deklarim për media të shtunën, u shpreh se përmes fushatës “Let’s Do It Kosova” është shfaqur vullneti i qytetarëve për një Kosovë të pastër.

“Kemi arritur të tregojmë vullnetin tonë për një ambient dhe Kosovë më të pastër. Gjatë kësaj periudhe [të zhvillimit të fushatës] janë dënuar me gjobë mbi 2 mijë e 500 njerëz në mbarë Kosovën”, ka thënë ministri Matoshi.

“Fëmijët tanë meritojnë një ambient më të mirë dhe nuk e meritojnë një vend të papastër”, ka deklaruar ministri në largim i Ambientit.

Kosova, në bashkëpunim me Estoninë do t’i udhëheqin aksionet në 157 shtete të botës me aktivitetet e pastrimit gjatë ditës së sotme.

Mbi 157 shtete të ndryshme të botës do të raportojnë Qendrën e Let’s Do It Kosova për të shpalosur aktivitetet e pastrimit që po mbahen nga vendet e tyre. /Insajderi.com