Kosova-Malta: Formacionet zyrtare

Kosova-Malta: Formacionet zyrtare

Kosova do të përballet me Maltën në Worthersee Stadion të Austrisë me fillim nga ora 18:00, transmeton Insajderi.

Në sulm do të rikthehet pas lëndimit, Milot Rashica, i cili do të startojë në pozitën e qendërsulmuesit.

Nga minuta e parë do të luajë edhe portieri Visar Bekaj.

Formacioni zyrtar i Kosovës: Visar Bekaj, Betim Fazliji, Fidan Aliti, Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Hekuran Kryeziu, Blendi Idrizi, Herolind Shala, Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe Lirim Kastrati.

Ndërsa trajneri i Maltës, Devis Mangia do të luaj me formacionin 3-4-2-1.

Formacioni zyrtarë i Maltës: Henry Bonello, Kurt Shaw. Andrei Agius, Ryan Camenzuli, Joseph Mbong, Rowen Muscat, Teddy Teuma, Juan Corbalan, Shaun Dimech, Luke Montebello dhe Alexander Satariano.

Sipas trajnerit të “Dardanëve”, Bernard Challandes, këto ndeshje miqësore janë përgatitje për ndeshjet kualifikuese për botërorin 2022./insajderi.com