Kosova me numër të madh të rasteve me Covid-19 në tri ditët e fundit

Covid-19 është ende prezent në Kosovë. 160 raste janë raportuar për tre ditë.

Kosova me numër të madh të rasteve me Covid-19 në tri ditët e fundit

Tri ditët e fundit janë alarmuese për Kosovën prej shfaqjes së pandemisë ku çdo ditë konfirmohen rreth  apo mbi 50 raste me Covid-19.

58 raste u raportuan të premten, 53 të shtunën dhe të dielën Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik raportoi për 49 raste të reja pozitiv me Covid-19.

Janë 25 raste të shëruar sot, madje një nga Malisheva. Komuna e Malishevës ishte komuna më e prekur në fillim të pandemisë, por tani nuk e ka asnjë rast aktiv me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vazhdimisht po kërkon që qytetarët t’i përmbahen udhëzimeve për mbrotje nga virusi Covid-19.

Ditëve të fundit është parë një ritëm më i madh i qarkullimit të njerëzëve, sidomos pas fazës së tretë të masave lehtësuese. /Insajderi/