Kosova me optimizëm në Gjermaninë pasi ky shtet mori drejtimin e Këshillit presidencial

Gjermania ka marrë drejtimin e këshillit presidencial, këtij lajmi i është gëzuar Kosova.

Kosova me optimizëm në Gjermaninë pasi ky shtet mori drejtimin e Këshillit presidencial

Ministria e Jashtme në Kosovë ka vendosur flamurin e Bashkimit Europian dhe të Gjermanisë në ndërtesë pasi Gjermania do ta marrë për gjashtë muaj udhëheqjen e Këshillit presidencial në Bashkimin Europian.

Këto kompetenca procedurale i kalojnë Gjermanisë dhe i dorëzohen nga Kroacia e cila kishte nën kompetencë këtë këshillë në gjashtë muajt e parë të vitit 2020.

Lidershipi në Kosovë e ka parë me optimizëm udhëheqjen e presidencias së BE-së nga Gjermania pasi shpresojnë në një ndikim më të madh gjerman në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në ndërtesen e MPJ-së është parë flamuri i BE-së dhe Gjermanisë. Ministrja e MPJ-së, Meliza Haradinaj-Stublla e ka postuar këtë fotografi në Facebook.

Gjermania ka ndihmuar Kosovën në shtetësinë e saj dhe konsolidimin e proceseve që vinë pas shpalljes së pavarësisë.

Kjo udhëheqje e Gjermanisë në Këshillin presidencial të BE-së vjen në kohën kur Europa po përballet me krizë shëndetësore dhe ekonomike për shkak të pandemisë e shkaktuar nga virusi COVID-19 /Insajderi.com/