Kosova me probleme për grumbullimin e lojtarëve shkaku i pandemisë

Kosova me probleme për grumbullimin e lojtarëve shkaku i pandemisë

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, është duke duke u përballur me probleme të mëdha para se të grumbullohet ekipi përfaqësues.

Shumë lojtar të listës së Challandes, janë duke u penguar nga kulbet e tyre, që të përgjigjen pozitivisht në ftesën e përfaqësueses.

Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli (Zurich) dhe Idriz Voca (Luzern) që luajnë në kampionatin zviceran janë hasur në telashe për t’i lënë të lirë klubet, por raportimet e fundit janë se edhe Milot Rashica, është duke u penguar nga klubi I tij, shkaku i karantinës, njofton Insajderi.

Të gjitha këto probleme, janë duke ndodhur, si pasojë e numrit të madh të personave të infektuar në Kosovë dhe udhëtimi nga ky shtet, do të thotë izolim për 14 ditë./Insajder.com.