Kosova merr pjesë ne Kampionatin Evropian për U-18

Kosova merr pjesë ne Kampionatin Evropian për U-18

Federata e Volejbollit të Kosovës, ka njoftuar se Kosova në Beach Volley për grup moshat U-18, në të dy konkurrencat, do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Beach Volley që do të mbahet në Izmir të Turqisë, njofton Insajderi.

Më herët gjatë ditës, ekipet në të dy konkurrencat kanë mbajtur stërvitje, ndërsa më vonë do t’i mësojnë edhe kundërshtarët që do ti kenë në grup.

Në konkurrencën e meshkujve, Kosova përfaqësohet nga dyshja Endi Zejna dhe Edon Ibrahimi, ndërsa në konkurrencën e femrave nga Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari. Ekipin e femrave e drejton Vildane Jashari, ndërsa atë të meshkujve, Arsim Lohaj. /Insajderi.com