Kosova është mposhtur me rezultat 2-0 nga Turqia në Antalia, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit "Rusia 2018".
Kosova ka humbur edhe ndeshjen e tretë radhazi në kualifikueset e Kampionatit Botëror që pritet të mbahet në vitin 2018 në Rusi. “Dardanët” u mposhtën nga skuadra e Turqisë me rezultat 2-0, në ndeshjen e zhvilluar në “Antaya Stadium”.
Golat për skuadrën kombëtare të Turqisë u shënuan nga sulmuesit Burak Yilmaz (50′) e Volkan Sen (55′), raporton Insajderi.
Me këtë humbje Kosova mbetet e fundit në renditje në Grupin I, ndërsa Turqia me këtë fitore kalon në pozitën e tretë në renditje me pesë pikë. /Insajderi.com
http://www.dailymotion.com/video/x51s6s1_all-goals-highlights-hd-turkey-2-0-kosovo-12-11-2016_sport