Kosova ndan para për katedralën e Parisit derisa në QKUK mungojnë mjetet elementare për mjekim

Kosova ndan para për katedralën e Parisit derisa në QKUK mungojnë mjetet elementare për mjekim

Ndërkohë që gjendja e shëndetësisë në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, kryeministri i vendit po ndan buxhetin e varfër të shtetit për të ndihmuar Francën.

Pak ditë më parë në QKUK mjekët kishin ndarë një njoftim “të rëndësishëm” për pacientët që kërkonin ndihmë.

Atyre u kërkohej që të blenin dorëza, maska, skallper dhe mjetet tjera elementare të nevojshme për mjekimin e tyre, të cilat do të duhej t`i siguronte shteti.

Pacientët vazhdimisht janë detyruar që të blejnë edhe injeksionet.

Pavarsisht këtyre nevojave elemtare të qytetarëve të Kosovës, kryeministri ka vendosur të ndaj buxhet për rindërtimin e Katedralës Notre Dame.

Sot ai njoftoi ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, se do ndahen mjete edhe nga qeveria që ai po drejton për rindërtimin e Katedralës Notre Dame e cila kaplua nga zjarri ditën e hënë.

Shuma se sa do të jap Kosova për këtë katedrale, do të bëhet e ditur neës gjatë mbledhjes së qeverisë.