Kosova në listën e dhurimit të vaksinave nga SHBA-të

Kosova në listën e dhurimit të vaksinave nga SHBA-të

“Administrata Biden-Harris njoftoi për listën shpërndarëse për 55 nga 80 milionë dozat nga rezervat e Amerikës që Presidenti Biden është zotuar se do t’i ndajë deri në fund të qershorit në shërbim të përfundimit të pandemisë në nivel global”.

Kështu thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë për shpërndarjen e vaksinave – aty përfshihet edhe Kosova.

Përmenden edhe zona ku do të shpërndahen dozat e vaksinave, një pjesë e tyre përmes programit COVAX.

“Përveç ndarjes së dozave nga furnizimi ynë i vaksinave, Administrata Biden-Harris është gjithashtu e përkushtuar të punojë me prodhuesit tanë të SHBA për të prodhuar më shumë vaksina për të ndarë me botën. Për këtë qëllim, përpara G7, Presidenti Biden njoftoi se SHBA do të blejë gjysmë miliardë doza Pfizer dhe do t’i dhurojë ato në 92 vende me të ardhura të mesme dhe të ulëta dhe anëtarët e Bashkimit Afrikan”, thuhet në njoftim.

“Ndarja e miliona vaksinave të ShBA-së me shtetet e tjera jep shenjë për një zotim të madh nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

SHBA-të kanë vaksinuar deri tash një pjesë të madhe të popullsisë amerikane /Insajderi.com