Kosova në mbështetje të Ukrainës: Bota duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit

Kosova në mbështetje të Ukrainës: Bota duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit

Kosova ka dalë në mbështetje të Ukrainës, pasi Rusia të hënën vonë “pushtoi” dy rajone të saj në pjesën lindore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se qëndron me Ukrainën kundër agresionit rus dhe se bota duhet t’i përgjigjet me vendosmëri presidentit Vladimir Putin.

“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore”.

“Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në gjithë Evropën për shumë vjet. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Një dekret i nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin të hënën, me të cilin u njohën dy rajonet separatiste pro-Moskës në Ukrainë, urdhëroi forcat e armatosura ruse të hynin andej.

Ushtria ukrainase tha se dy ushtarë u vranë dhe 12 u plagosen në granatimet nga separatistet pro-rusë në lindje në 24 orët e fundit.

Një ministër i qeverisë britanike tha se pushtimi rus i Ukrainës tashmë ishte duke u zhvilluar kështu që Britania do ta sanksionojë Rusinë.

“Mund të konkludoni se pushtimi i Ukrainës ka filluar”, tha sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid.

Britania tha se kishte vendosure sanksione për të synuar ata që janë bashkëpunëtorë në shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës dhe këto masa do të hyjnë në fuqi të martën.

Franca dhe Gjermani gjithashtu ranë dakord të përgjigjen me sanksione.

Kina tha se ishte e shqetësuar për përkeqësimin e situatës dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë përmbajtje, derisa Japonia tha se ishte e gatshme t’i bashkohej sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës në rast të një pushtimi në shkallë të plotë./Insajderi.com