“Kosova në rrezik, pas 4 shtatorit Serbia ka përgatitur ofensivë për tërheqje të njohjeve”

“Kosova në rrezik, pas 4 shtatorit Serbia ka përgatitur ofensivë për tërheqje të njohjeve”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, paralajmëron se pas 4 shtatorit, kur bëhen një vit nga nënshkrimi i marrëveshjes në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, se kjo e fundit “ka përgatitur një ofensivë për tërheqje të njohjeve të Kosovës”.

Po ashtu, thotë se “ka përgatitur edhe goditje ndaj Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku ne tashmë jemi anëtar.

Sipas tij, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në vend se ta mbrojë sovranitetin e jashtëm, “mjerisht po e godet veten nga brenda për të qenë e paralizuar nga jashtë”.

“A është kjo rastësi apo ka të bëjë me mosdije e papërgjegjësi? Në vitet e fundit, Kosova kishte pezulluar tërësisht politikën e jashtme! Kjo po ndodhë kur në Evropë kemi një rirreshtim të ri, ndërsa në botë lajmet ditore janë më shumë se lajme. Janë goditje tektonike, ku jo shumë larg e shohim zinxhirin e ngjarjeve dhe pasojat direkte për Kosovën”, shkruan në Facebook ish-ministri i Punëve të Jashtme.

“Politika është e jashtme, por qëllimet janë të brendshme! E kur nuk ka rezon shtetëror brenda, por iluzion për veten dhe botën, vizioni i jashtëm është politikë e rënies së lirë!”.

Më tej, Hoxhaj pohon se “Kosova asnjëherë në historinë e pas pavarësisë nuk ka qenë më e rrezikuar sesa sot nga zhbërja e të arriturave kolosale në politikën e jashtme!”./Insajderi.com