Kosova në vazon e pestë për Katar 2022

Kosova në vazon e pestë për Katar 2022

Dy muaj para se të bëhet tërheqja e shortit për grupet kualifikuese të Kupës së Botës në futboll, që pritet të mbahet në Katar në vitin 2022, Kosova është caktuar pjesë e vazos së pestë, njofton Insajderi.

Përfaqësuesja e Kosovës, ndodhët në një vazo me Armeninë, Azerbajxhanin, Qipron, Ishujt Faroe, Andorrën, Lituaninë, Estoninë dhe Letoninë.

Gjithashtu, është vendosur përfundimisht, që Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë pjesë e grupeve së bashku me Rusinë, Serbinë dhe Bosnjën.

Ndërsa, Shqipëria ndodhet në vazon e katërt, që i bie se shumë lehtë mund jenë pjesë e një grupi Kosova dhe Shqipëria. Tërheqja dhe ndarja e ekipeve në grupe do të bëhet në muajin dhjetor. /Insajderi.com