Kosova në Zvicër

Kosova në Zvicër

Opinion nga Idro Seferi

Shumë njerëz në Zvicër që i njoh tashmë dinë shumë më shumë për Kosovën. Në aeroportin e Zurichut punon Afrimi nga Gjilani në njërën prej bareve kryesore tek daljet për fluturime ndërkombëtare.

Aty bashkë me kolegun tim Georg Haesler zakonisht ulemi për pak pushim për të folur me të. Afrimi flet me të gjithë shqip-serbisht, gjermanisht e anglisht. Sigurisht nëse Afrimi do të ishte kamarier dhe barmen në Gjilan do të ishte po ashtu një punëtor i mirë sigurisht.

Shpesh në Kosovë, nga të gjitha terrenet tona në Ballkan, duhet të përballemi me paragjykimet e krijuara ndaj shqiptarëve dhe për shqiptarët. Ka shumë shqiptarë të zgjuar të gjeneratave të dyta në Zvicër, i cili pa dyshim është një nga komunitetet më të mëdha të huaja të natyralizuar në Zvicër.

Në stacion dhe në shumë vende shqip shkruajnë reklamat, pavarësisht se të tjerët nuk i kuptojnë. Por, zviceranët konsiderojnë se është krejtësisht në rregull që shqiptarët të kenë reklamat e tyre shqip dhe madje media në shqip.

Ka shumë shqiptar që në Zvicër kanë krijuar paragjykime duke u rrahur nëpër baret e Zvicrës ku zakonisht mblidhen turbo folkët shqiptarë që në fund edhe kur përdorin grushtet kryesisht boksin e zhvillojnë në gjermanisht. Por, muzika, idetë mbi stilin e brendshëm shtëpiak të jetesës dhe rregullat e librit të shenjt kanunor nuk mungojnë. Natyrisht gjenerata e dytë shpesh shqip vetëm shahen.

Futbolli shqiptar është i njohur në Zvicër, restorantet italiane (me pronar shqiptar) apo edhe shumë punë të tjera nga montazhierët në televizionin ku punojmë ne, gazetat kanë gazetarë e redaktor, e deri tek njerëzit që janë persona kyç në teknologjinë më të ndjeshme që ne na mundëson të dalim live.

Është interesant kur në Prishtinë ekipi i televizionit zviceran, ekipi i makinës satelitore SNG flet shqip dhe komunikon me personin kryesor në Zvicër po ashtu në shqip. Shqiptarët kanë shënuar shumë gola në Zvicër dhe jo vetëm në futboll.

Por, gjithsesi paragjykimet në një pjesë të madhe të shoqërisë janë mjaft të mëdha pasi pak njerëz kanë qenë në Kosovë.

Fatkeqësisht asnjë media shqiptare nuk e konsideron të nevojshme të ketë një korrespondent në Zvicër ku shumica e shqiptarëve marrin pjesë në çdo gjë në jetën e përditshme të Zvicrës, nga kandidat në zgjedhje, zjarrfikës, polic e ushtar shqiptarë e shumë artist, kamermana e deri tek rrjeti i tankistëve në Bernë.

Zakonisht nëse dalim vonë në Bernë e marrim në telefon Xhekin, i cili ka ardhur në Zvicër në fillim të viteve 90. Me kolegët e tjerë shqiptarë flet gjermanisht për rrugët, shërbimin e për mundësinë e rezervimit të më shumë taksive. Xheki me ne të gjithë flet shqip, por edhe serbisht me kolegët tanë serbo-zviceran dhe e kryen punën në mënyrë profesionale. Xheki e di Bernën më mirë se të gjithë.

Por, çfarë të kërkohet të bësh në një dokumentar për Kosovën.

Para fillimit të serialit “Meine fremde Heimat”, i cili flet për zviceranët që kanë orgjinë nga vendet e ndryshme, duhet ta realizojmë një rrëfim për K. D, një histori dashurie që fillon në Kosovë në fillim të viteve ’90 dhe që përfundon me një jetë në Zvicër të një lidhje të pakurorëzuar shqiptare që për rrethanat e Kosovës duhet të ketë qenë mjaft e komplikuar, por që nuk është faji i askujt, por i rrethanave të atëhershme.

Një vajzë shqiptare lind një fëmijë dhe detyrohet ta jap në birësim. E reja e rritur si zvicerane nga prindërit e ri, për herë të parë viziton Kosovën dhe mundohet ta kuptoj se prej nga vjen. Me gjithçka duket edhe zvicerane, por nga gjaku, emocionet, sjelljet dhe temperamenti në të vlon shqiponja. Gjaku thonë nuk është ujë.

E para disa propozime që vijnë nga zviceranët është ta tregojmë Kosovën në bazë të disa rrëfimeve të diasporës shqiptare që në Kosovë kryesisht njihen si Schatzi dhe jo në bazë të realitetit të shumë zvicerano-shqiptarëve që së shpejti do të bëhen autokton në besëlidhjen helvetike ashtu siç është edhe shqipja në këtë vend.

Idetë e para janë të filmohen se si shqiptarët i shtojnë muzikë makinave të tyre dhe si i japin shpejt të njëjtave masivisht dhe rrëfime të tjera mbi folkotekat shqiptare.

Problemi? Këto gjëra nuk ekzistojnë në atë masë në Kosovë dhe kur këta njerëz bëjnë gjëra të tilla në atdhe zakonisht quhen katundar!

Por, tregimi i një Kosove urbane në një rrëfim abstrakt bëhet kur shqiptarët e Kosovës ti hapin dyert edhe zemrat për secilin zviceran, mundohen thellësisht të bindin dhe të tregojnë pak një hapësirë më të mirë dhe një Kosovë paksa më urbane, aq sa ekziston dhe sa mund të flitet. Nga jeta e natës e deri tek çdo gjë në Kosovë që ekziston, pavarësisht mangësive të saj.

Natyrisht jo gjithçka mund të tregohet në një program televiziv dhe jo gjithçka mund të pozitivizohet kur dihet se shqiptarët e Kosovës zakonisht me Zvicrën shkëmbejnë vetëm inatet me futbollistët shqiptarë që kanë zgjedhur mbrojtjen e ngjyrave helvetike, paragjykimet e ndërsjella, historitë e politikës së Kosovës të viteve ’90 që bazë e kishin Zvicrën dhe shkëmbejmë vetëm frangat e Zvicrës. Por, jo edhe historitë fantastike të shqiptarëve që në atdhe nuk do të kishin asnjë rast pasi atdheu nuk është Zvicër.

Rrëfimi i zviceranes që mori vesh se është shqiptare