Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nënshkruajnë nesër marrëveshjen për ekstradim, e cila do të nënshkruhet nesër nga presidentja në largim Atifete Jahjaga dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, nënshkruajnë marrëveshjen e ekstradimit midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në një njoftim nga Presidenca.
Nënshkrimi do të bëhet në kabinetin e presidentes me fillim në orën 13 e 30.
Kosova ka nënshkruar marrëveshje për ekstradim me disa shtete të Evropës por jo edhe me SHBA-të. /Insajderi.com