Kosovarët, nga njërëzit më të rinj në botë

Kosovarët, nga njërëzit më të rinj në botë

Publikimi i CIA World Factbook ka renditur vendet e botës sipas moshës duke filluar nga vendi me moshën mesatare më të vjetër.

Sipas këtij raporti, Kosova renditet e 126-ta me moshë mesatare 28,7 vjeç. Në këtë mesatare, burrat kanë një mesatare të moshës prej 28,3 ndërsa gratë 29 vjeç.

Monako është i vetmi vend ku mosha mesatare është mbi 50 vjeç.

Vendi me moshën më të re është Nigeria, me 15.3 vjeç dhe numër rendor 229. Ndërsa Shqipëria renditet 96-ta me moshën mesatare 32.5 vjeç.

Me këtë statistikë, vërehet se kosovarët janë një prej popujve me moshën më të re në Evropë por edhe më gjerë.

Ndërkaq, mosha mesatare në Serbi është gati gjysmë shekulli, 42,3 vjeç.

Nga harta bie në sy se sa e vjetër është Evropa krahasuar me vende të Afrikës apo Azisë juglindore.  Ndërsa vendet afrikane kanë një moshë mesatare mjaft të vogël, që renditet mes 15-19 vjeç.