fbpx

Kosova nuk ekziston në fushatën elektorale në Shqipëri

Kosova dhe Shqipëria janë në fushatë elektorale. Të dyja vendet do të zgjedhin Kuvendin e ri dhe kësisoj edhe Qeverinë e re. Por përderisa në Kosovë "premtimi për Shqipërinë" ka zënë vend gati kryesor, në Shqipëri "premtimi për Kosovën" nuk egsiton.

Kosova nuk ekziston në fushatën elektorale në Shqipëri

Dy koalicionet e mëdha të partive politike kosovare, PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR-Alternativa si dhe Lëvizja Vetëvendosje e cila garon e vetme, bashkëpunimin me Shqipërinë e kanë një nga pikat kryesore të premtimeve për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Madje kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj e ka edhe në një video ku e shprehë qartë faktin se do partneritet të shtuar me Shqipërinë.

“Nuk e kam partner Serbinë, e kam Shqipërinë, vëlla e motër e çka duash i kam shqiptarët”, thotë Haradinaj në një video promovuese.

Tjetri kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, madje ka propozuar që të krijohen institucionet e përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Insajderi.

Shqipëria dhe lidhja më e fortë me të është përmendur edhe nga kandidati i LAA, Avdullah Hoti.

Kësisoj Shqipëria është bërë një nga temat kryesore në fushatën elektorale që po mbahet në Kosovë, por Kosova nuk është se është përmendur asnjëherë nga tri partitë kryesore politike në Shqipëri.

Shqipëria do të votojë me 25 qershor, dy javë pasi Kosova do të votojë me 11 qershor, por duket se interesimi i partive politike dhe kandidatëve për kryeministër në Shqipëri për Kosovën është jashtëzakonisht i vogël.

Kandidati i PS-së për kryeministër, Edi Rama, që po kërkon një mandat të dytë nuk e ka përmendur në asnjë miting ose debat zgjedhor bashkëpunimin me Kosovën, raporton Insajderi/

Njëjtë ka bërë edhe kundërkandidati i Ramës, Lulzim Basha nga Partia Demokratike dhe partia e presidentit në ardhje, Ilir Meta nga LSI.

Në asnjë video promovuese por edhe në asnjë postim në rrjetet sociale të tri partive politike në Shqipëri, Kosova nuk zë asnjë vend në listën e tyre të premtimeve.

Por nëse shikon tek profilet e kandidatëve për kryeministër në Kosovë, flamuri kombëtar, Shqipëria, raportet me Shqipërinë janë mëse të zakonshme në videot dhe tubimet e tyre, raporton Insajderi.

Edhe në debatet zgjedhore të mbajtur në televizione të ndryshme në Kosovë, Shqipëria ka qenë një nga temat me të përdorura sidomos kur është përmendur raporti me Serbinë./Insajderi.com