“Kosova pa mërgatën është si peshku pa ujë”

“Kosova pa mërgatën është si peshku pa ujë”

Atmosfera që karakterizonte Kosovën gjatë muajve të verës, nuk është më si pasojë e shpërthimit të pandemisë. Me fluturimet e anuluara, kosovarëve që jetojnë jashtë vendit, u është pamundësuar ardhja në Kosovë.

Gjatë një shëtitje në qytetin e Prishtinës, Blero kishte vërejtur zbrazëtinë e qytetit. Ai po ashtu kritikon ata që injoruan udhëzimet për mbrojtje, dhe tani Kosova po shënon raste të reja çdo ditë, si asnjëherë më parë.

“Sot dola me çikën pak në qytetin tonë të dashtun, Prishtinë dhe definitivisht një tmerr i vërtetë pa mërgat! Dmth 1 korrik dhe ska shenj jete askund. Kosova pa mërgatën është si peshku pa ujë!!! Na kemi faj sepse nuk ju kemi përbajt rregullave. Tash urdhroni vllazni e motra një verë pa mërgat. Pa koment”, u shpreh Blero.

Ai po ashtu theksoi edhe paragjykimin në të cilin hasin njerëzit në mërgatë , “shacat”.

“Në fakt mirë na u ka bo se “thojshim” qe shaci…- Po shaci tka bo shpi o shiptar- tash lypni shacat. P.s në momentin kur e humb ja din vlerën. Kurr mos paragjyko”, ka përfunduar këngëtari. /Insajderi.com