Kosova për herë të parë në “BBC Cardiff Singer of the World” me sopranon shqiptare

Kosova për herë të parë në “BBC Cardiff Singer of the World” me sopranon shqiptare

Me anë të një njoftimi në Facebook sopranoja shqiptare, Elbenita Kajtazi ka bërë me dije se do të përfaqësojë Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”, njofton Insajderi.

“Miq të dashur, më në fund mund të shpërndaj lajmin e mrekullueshëm që mezi kam pritur ta ndaj me të gjithë ju. Për herë të parë në histori të konkursit BBC Cardiff Singer of the World do reprezentoj Kosovën time të dashtun! Uroj të dal faqebardhë!”, ka shkruar Kajtazi.

Këtë edicion, Republika e Kosovës dhe Madagaskari do të marrin pjesë për herë të parë në konkurs, ku do të jenë gjithsej 15 konkurrentë nga 15 shtete të ndryshme.

“BBC Cardiff Singer of the World” do të zhvillohet midis datave 12 dhe 19 qershor në Cardiff. Këngëtarët do të shoqërohen nga Orkestra Kombëtare BBC e Uellsit dhe Orkestra e Operës Kombëtare të Uellsit, me dirigjentë Andrew Litton dhe Michael Christie. /Insajderi.com