Kosova pjesë e panairit “Fancy Food Show” në New York

Kosova pjesë e panairit  “Fancy Food Show” në New York

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi po merr pjesë në panairin “Fancy Food Show” i cili po mbahet në New York në të cilin krahas më shumë se 2,600 kompanive ndërkombëtare, produktet e tyre po i promovojnë edhe dy kompani nga Kosova, “Golden Eagle” dhe “Pi&Ki;”.

Përfaqësuesit e kompanive kosovare përmes kontakteve të drejtpërdrejta dhe takimeve me ndërmarrës nga SHBA-të dhe vendet e ndryshme të botës, po synojnë depërtimin e produkteve të tyre në tregjet ndërkombëtare, me theks të veçantë rritjen e eksportit në vende tjera me qëllim që të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi i siguroi ndërmarrësit e këtyre kompanive që MBPZHR-ja përmes granteve investive dhe subvencioneve do të vazhdoj mbështetjen e prodhuesve të vendit tonë, që produktet tona të shpërndahen në sa më shumë tregje të huaja.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Bujqësisë, të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në SHBA, konkretisht në zonën e New Yorkut, panairi “Fancy Food Show” në të cilin gjendet i vendosur edhe shtandi i Kosovës po mbahet në adresën Level 1, nr. 3525, Javits Center New York City, NY.