Kosova pranon nga BE-ja edhe tre mijë e 510 vaksina kundër COVID-19

Kosova pranon nga BE-ja edhe tre mijë e 510 vaksina kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë së hënës ka pranuar edhe tre mijë e 510 vaksina kundër Coronavirusit, si pjesë të asistencës së Bashkimit Evropian për vaksinim në Kosovë, njofton Insajderi.

Sipas MSh-së, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në nivel vendi është 57 mijë e 615.

“Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin. Krahas planit të vaksinimit, MSh u bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin për medie.

Ndërkohë, Programi Unicef ka njoftuar se në ditët në vijim në Kosovë përmes programit COVAX Facility, do të arrijnë edhe 100 mijë e 620 vaksina.

Në njoftim po ashtu thuhet se deri më tani përmes këtij programi kanë arritur gjithsej 62 mijë e 400 vaksina./Insajderi.com